Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja".
Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të mara dhe një pune të mirëorganizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
• Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale "Vrasja".
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Ещё видео!