Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga takimi i demokrateve me delegacionin e deputeteve italiane.
"Pas nesh shumë shpejt do të bëje një vizitë në Shqipëri kreu i Aleancës Nacionale, Xhanfranko Fini." Kështu e ka hapur sot pasqyrën e takimeve zyrtare që pati këto ditë delegacioni i deputetëve italianë, vetë zëdhënësi i Partisë së Djathtë, Urso. Sipas tij, ky takim i fundit i nivelit të lartë shërbeu për forcimin e lidhjeve mes forcave opozitare të të dy vendeve.
Ai vlerësoi shumë rolin e Partisë Demokratike dhe kreut të saj Berisha në kontekstin e politikës shqiptare për arritjen e një zgjidhje të re që do ta nxjerrë vendin nga kriza. Ai dha edhe opinionet e tij për takimin me Kryeministrin Majko.Gjithashtu i kërkuan kryeministrit shqiptar, që nëse kërkon të gjejë rrugë të përbashkëta dialogu me Opozitën, duhet të gjejë sa më parë vrasësit e deputetit Azem Hajdari dhe të heqë dorë nga ushtrimi i dhunës ndaj Opozitës.
Delegacioni italian diskutoi me Majkon edhe për ligjin e emigracionit klandestin, i cili pritet të shtrohet në Parlamentin Shqiptar. Mendimi i tyre është se kryesore është marrja e masave konkrete për frenimin e fluksit të refugjatëve. Deputetët shprehen keqardhjen që numri i biznesmenëve italianë në Shqipëri është ulur ndjeshëm, si pasojë e pasigurisë në vend. Para nisjes nga Shqipëria ata bënë homazhe në vendin ku u vra deputeti Azem Hajdari dhe një vizitë kortezie në shtëpinë e tij.
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
Ещё видео!