Në tetor, Serbia Eksperët e sigurisë në Kosovë e shohin furnizimin e shtetit serb me arsenal armësh nga Rusia, si kërcënim për rajonin, e në veçanti rrezik për agresion ndaj shqiptarëve atje.
Institucioneve kosovare u kërkohet të rrisin investimet në infrastrukturën e mbrojtjes dhe të lobojnë për t’u futur nën ombrellën e NATO-s, për t’i bërë ballë agresionit ushtarak serb.
Në fundin e tetorit, shteti serb njoftoi se ka marrë si donacion nga Rusia 6 aeroplanë luftarakë MiG-29, 30 automjete të blinduara dhe tanke moderne që mund të lëshojnë predha antiblindë deri 5 mijë metra distancë.
Nuredin Ibishi, njohës i rrethanave të sigurisë, mendon se furnizimi me këto armë e bën Serbinë një kërcënim fillimisht për Kosovën por edhe për vendet tjera që nuk i kanë raportet e mira me të.
“E kemi një disbalancë të forcave në rajon sidomos me një rritje të madhe më shumë se 1 miliardë kohët e fundit që i kanë deklaruar investime në armatim dhe në pajisje luftarake që e bëjnë Serbinë të jetë kërcënues për fqinjët në rend të parë për Kosovën por edhe vendet tjera që nuk kanë raporte të mira. Është një përparësi e jona që ne kemi prezencën ndërkombëtare KFOR-in këtu dhe normal dhe tendencat tona apo kërkesat tona që e kemi FSK-në si forcë të armatosur duhet të jemi edhe në aspektin politik dhe funksional të përshpejtojmë procedurat që të integrohemi në NATO dhe kur nën këtë nën ombrellë jemi shumë më komod…10 Me gjithë këtë arsenal armatimi rrezikon edhe Kroacinë dhe vendet tjera që janë në rajon dhe realisht kjo është një shtytje e jona që ne jemi më të përgatitur edhe politikisht edhe në aspektin funksional.”
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!