#oranews #ilirmeta #partiaelirise #padi
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kallëzoi sot penalisht 5 anëtarë të Autoritetit të Dosjeve përfshi dhe kryetaren e Gentiana Sula dhe kërkon pezullimin e tyre nga detyra deri në përfundim të hetimit.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ku ka publikuar dhe foto dokument të kallëzimit penal që mban datën 1 shtator 2022.
"Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës" shkruan Meta ndërsa paralajmëron një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Kallëzimi është bërë ndaj:
1.Gentiana Sula
2.Albert Nikolla
3.Altin Hoxha
4.Gjergj Marku
5. Skënder Vrioni
Objekt i kallëzimit janë:
1. Falsifikimi i dokumentave shtetërore
2. Falsifikimi kompjuterik
3. Falsifikimi i vulvae
4. Shpërdorim detyre
5. Përhapje e informacioneve të rreme që përhapin panic
6. Zbulim i akteve dhe të dhënave sekrete.
Kerkesa
b)Rregjistrimin e emrit të të kallzuarve në regjistrin e njoftimeve të veprave penale
c)Marrjen e masës së sigurimit, pezullimin e ushtrimit të detyrës për të kallëzuarit
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!