Emisioni “Me Çelësa në Derë” kësaj here prezanton vilat luksoze mes natyrës dhe peizazhit mahnitës në një prej rezidencave më të bukura në Tiranë, të vendosura pikërisht në zonën e liqenit të Farkës.
Ajri i pastër, natyra dhe liqeni që “mbretëron” përballë vilave ofron ndjesinë sikur je gjatë gjithë kohës me pushime. E kush nuk do të donte të kishte një shtëpi në këtë vend?
Dhe duke qëndruar pikërisht në këto ndjesi, moderatorja Orinda Huta ndan me publikun ëndrrën e saj të mbetur në sirtar. Ajo tregon që qysh para 8 viteve ka dashur që të blinte një shtëpi në zonën e liqenit të Farkës. Megjithëse nuk arriti dot ta bënte të saj një vilë në këtë zonë ajo shprehet se kjo vazhdon të mbetet një dëshirë “e zjarrtë” e saja.
Orinda Huta: Është pamja më e bukur ndonjëherë. Mund t’iu them një sekret. Këtë destinacion e kam parë që para 8 vjetëve, kur nisën ndërtimet e para të zonës. Dhe thoja “unë dua ta kem shtëpinë këtu,” por nuk arrita dot ta blija dot një shtëpi në liqenin e Farkës, mbetet ende një ëndërr në sirtar. E dua shumë këtë vend sepse përveç ajrit dhe pamjes fantastike që ka, liqenit që merr ngjyra të ndryshme gjatë gjithë ditës duket sikur je me pushime gjatë gjithë kohës./tvklan.al
Një apartament në qendër apo një shtëpi në periferi të kryeqytetit? Një banesë buzë Adriatikut apo një vilë në bregdetin e jugut? Në një kohë që ndërtimi po përjeton një boom në Shqipëri, kërkesat sa vijnë e rriten. Si të bëjme zgjedhjen e duhur ndërkohë që alternativat janë të shumta dhe ofertat të larmishme? Me Çelësa në Derë është emisioni më i ri i Tv Klan, ku agjentët më të mirë imobiliarë dhe Gazeta Çelësi, do ju ndihmojnë të bëni blerjen e jetës tuaj.
Me Orinda Huta, çdo të shtunë në Tv Klan.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!