Të dhënat e deritanishme, sugjerojnë se kjo luftë po kthehet në favor të Perëndimit për 3 arsye. Sulmi rus jo i mirë-përgatitur dhe rezistenca e fortë e ukrainasve, kanë frymëzuar mbështetjen popullore për Ukrainën në të gjithë Evropën. Rusia dhe Putini duket se e kanë nënvlerësuar keq vendosmërinë e Ukrainës dhe zemërimin global kundër Moskës. Së fundmi, qeveritë demokratike në të dy anët e Atlantikut kanë bërë zgjedhje të forta politike, ekonomike, financiare, diplomatike dhe të sigurisë, që pasqyrojnë forcimin e aleancës dhe solidaritetit midis vendeve anëtare.
Gjithsesi, bota mbetet në një moment të rrezikshëm dhe shumë të pasigurt. Putini mund të jetë më i fortë ose shumë më i dobët brenda Rusisë, në varësi të zhvillimeve të brendshme (një kryengritje popullore ose grusht shteti) dhe atyre të jashtme (Kina e forcon ose pakëson mbështetjen e saj për vetë Putinin).
Ai mund të sulmojë Moldavinë apo Gjeorgjinë, apo edhe të përpiqet të pushtojë zonën Suvalki midis enklavës baltike të Rusisë të Kaliningradit dhe Bjellorusisë. Pasi nisin, luftërat ndjekin rrallë një skenar të përcaktuara. Shumë më shpesh, ato i çojnë luftëtarët dhe jo-luftëtarët në shtigje të paparashikuara, me rezultate që herë pas here ndryshojnë botën. Pushtimi rus i Ukrainës duket se përmban “farat” e një konflikti të tillë. Se cili do të jetë rezultati i tij për Ukrainën dhe botën, kjo mbetet për t’u parë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukraine#Putin#TopChannel
Ещё видео!