#oranews #edirama #albinkurti #shqiperia #kosova
Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit sot në Kosovë, në kuadër të seancës së përbashkët mes kuvendeve të të dy vendeve, mori një dhuratë të veçantë të krijuar nga luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau foton e pikturës së Selimit, ku është portretizuar përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, shkruan Rama.
Në fjalën e tij përshëndetëse në seancën e përbashkët mes Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, Rama tha se “me siguri është që ato çaste vendimmarrjesh të mëdha nuk do të kishin ardhur dot ashtu siç erdhën dhe mbase e sotmja do t’i ngjante më shumë të shkuarës sesa të ardhmes, pa ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me në krye Hashim Thaçin. Por sot që ne jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku u shpall e firmos këtu përpara meje pavarësia e Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, vazhdojnë të mbahen peng, prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare, e cila, në çdo hap, ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj, virtytet e drejtësisë së një shteti të së drejtës”.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!