Një krizë e madhe ndërkombëtare është "shumë më e mundshme" në mandatin e dytë të Donald Trump, duke pasur parasysh "paaftësinë" e presidentit të zgjedhur për t'u fokusuar në politikën e jashtme, ka paralajmëruar një ish-ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara. John Bolton, i cili ishte këshilltari më jetëgjatë i Trumpit për sigurinë kombëtare, bëri një kritikë të ashpër për mungesën e njohurive, interesit për faktet ose strategjinë koherente të tij. Ai e përshkroi vendimmarrjen e Trumpit si të nxitur nga marrëdhëniet personale e "blicet e neuroneve" dhe jo nga një kuptim i thellë i interesave kombëtare. Bolton hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e Trump gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti se vetëm ai mund të parandalonte një luftë të tretë botërore duke i dhënë fund të shpejtë konflikteve në Gaza dhe Ukrainë. “Është tipike e Trumpit: është thjeshtë një krekosje”, tha Bolton për Guardian. “Bota është më e rrezikshme se kur ai ishte president herën e kaluar. E vetmja krizë e vërtetë që patëm ne ishte Covidi, një krizë afatgjatë jo kundër një fuqie të veçantë të huaj, por kundër një pandemie.
“Por rreziku i një krize ndërkombëtare të stilit të shekullit të 19-të është shumë më i mundshëm në mandatin e dytë të Trumpit. Duke pasur parasysh paaftësinë e tij për t'u fokusuar në vendimmarrje koherente, unë jam shumë i shqetësuar për cka mund të ndodhë." Bolton, 76-vjeç, është prej kohësh një ndjekës i linjës së ashpër të politikës së jashtme. Ai mbështeti pushtimin e Irakut në vitin 2003 dhe ka bërë thirrje për veprime ushtarake të SHBA-së kundër Iranit, Koresë së Veriut dhe vendeve të tjera lidhur me përpjekjet e tyre për të ndërtuar ose siguruar armë bërthamore, kimike ose biologjike. Ai ishte ambasadori i Xhorxh Ë Bushit në OKB për 16 muaj pasi shërbeu si negociator armësh në departamentin e shtetit dhe në administratat e Ronald Reganit dhe Xhorxh Bushit të vjetër. Bolton ishte këshilltar i Trumpit për sigurinë kombëtare nga prilli 2018 deri në shtator 2019.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kriza#Trump
Ещё видео!