Përfaqësues të diasporës shqiptare, boshnjake dhe malazeze në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër përfaqësuesve të Kongresit amerikan dhe administratës së presidentit Biden duke paralajmëruar për "kërcënimet sigurinë e Ballkanit Perëndimor nga Serbia.
Duke kërkuar kthimin e udhëheqjes amerikane në rajon, ata shprehin shqetësimin për veprimet e Serbisë dhe bëjnë thirrje për angazhim më të për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Ballkan.
Organizatat e disportës shqiptare në SHBA shprehin alarmin për atë që ata e quajnë rritje të “militantizmit të qeverisë së Serbisë” ndaj Kosovës, por gjithashtu edhe ndaj Bosnje -Hercegovinës dhe Malit të Zi.
“Ne besojmë se kjo është një çështje shqetësuese për Shtetet e Bashkuara sepse rrezikon drejtpërdrejt paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe me atë paqe në Evropë në tërësi”, thuhet në letër.
“Ne pamë si përfaqësues organizatash dhe individë që e kemi një rrezik të përbashkët, e kemi një shtet që po çrrënjos paqen dhe stabilitetin e arritur në Ballkan dhe mbase kjo formë e bashkëpunimit ku gjithë komunitetet e shprehin qartazi këtë fakt, do të mund të kishte edhe vëmendje më shumë, por në fakt do të mund të tregonte një të vërtetë pak më qarazi për të tjerët, sidomos në këtë rast për Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë”, tha për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës, një nga nënshkruesit e letrës, veprimtari Drilon Gashi në Uashington.
Në letër thuhet se ngjarjet më shqetësuese ndodhën së fundmi në Kosovë, ku “ku tanket serbe, avionët luftarakë dhe automjetet e blinduara u vendosën në afërsi të kufirit me Kosovën”, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për target nga qeveria e Kosovës.
“Në lidhje me Kosovën ne shohim se duhet një përfshirje më e madhe amerikane për ta ruajtur paqen dhe sigurinë e arritur në rajon. Kjo do të thotë përfshirje në procesin e dialogut që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë. ‘Mirëpo për rajonin më gjerë kërkon një ambicje më të madhe për anëtarësimin më të shpejtë sidomos të Kosovës dhe Bosnjes në NATO”, tha zoti Gashi.
Pamje : AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!