Partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE përcjell sinjale shqetësuese për nje destabilizim të mundshëm, të cilin ia faturon shqiptarëve të BDI-së. Kryeministri Hristjan Mickoski deklaroi hapur se vendi do të përballet me kërcënime të sigurisë nga BDI-ja këtë vjeshtë dhe pretendon se kjo do9 të bëhet përmes protestave të planifikuara të shkaktojnë trazira.
VMRO i bëri thirrje socialdemokratët të distancohen nga kjo situatë. “LSDM të mos heshtë dhe të mos fshihet, duke menduar se askujt nuk do t’i kujtohet t’i pyes nëse e mbështesin BDI-në në idenë e destabilizimit të vendit apo jo. Nëse nuk distancohet menjëherë, kjo do të thotë se ata janë vetëm një partner më i vogël si më parë për kryerjen e krimit të drejtuar nga BDI-ja”, deklaroi zëdhënësja e kesaj partie, Marija Miteva. Por ka reaguar ashpër LSDM-ja në opozitë, e cila theksoi se deklaratat e kryeministrit bëhen vetëm për të mbjellë frikë e panik mes qytetarëve.
“Ata po krijojnë kaos në opinionin publik. LSDM konsideron se kjo është vetëm për të ngjallur frikë, e jo se ka informacione në të vërtetë. “Megjithatë, edhe me këtë rast, i bëjmë thirrje kryeministrit që nëse ka ndonjë të dhënë, t`ia përcjellë institucioneve kompetente, në mënyrë që ata të mund të reagojnë në kohën e duhur”, u shpreh Daniella Nikollova, deputete e LSDM-së. Nga ana tjetër edhe partneri i koalicionit në Qeveri, VLEN, shprehu dyshime se paralajmërimet për destabilizim mund të realizohen, ndërsa BDI vetë, sipas mediave në Shkup, nuk përjashton mundësinë e organizimit të protestave për të mbrojtur legjitimitetin e rezultateve zgjedhore.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VMRO-DPMNE#Maqedoni#TopChannelNews
Ещё видео!