“Kandidatët e primareve do të kenë 21 ditë kohë për fushatë, futet dhe balotazhi”
Ka shkuar në tre numri kandidatëve që do të garojnë në primaret e PD për Tiranën për të përcaktuar më pas kandidatët që do të përfaqësojnë opozitën në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Pas deputetit Belind Këlliçi dhe ish-deputetit Gert Bogdani, garës së primareve në selinë blu i është bashkuar edhe mjeku Ilir Alimehmeti.
“Vij para jush për t’ju dedikuar plotësisht Tiranës dhe komunitetit të saj, pasi Tirana jonë është e sëmurë dhe në gjendje krize miqtë e mi. Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar dhe ringjallur, vlerat dhe bukuria e saj të cilat mund të ripërtërihen, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes punës, mundit dhe djersës”, ka thënë Alimehmeti.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale deklaroi se ndryshe nga primaret e shkuara, në primaret për kandidatët e zgjedhjeve lokale do të vendoset edhe balotazhi.
“Vendosja e balotazhit si një instrument për të përcaktuar fituesin në primare dhe kjo ka shumë sens kur voton komuniteti për të zgjedhur kandidatin më të mirë për të përfaqësuar PD-në”, ka thënë Eno Bozdo.
Aplikimet për pjesëmarrje në primare në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të mbyllen më 6 nëntor, ndërsa pas shqyrtimit nga kryesia e PD, më 13 nëntor do të publikohen zyrtarisht emrat që do të garojnë në primare. Duke filluar nga kjo datë, kandidatët në primare do të kenë 21 ditë kohë që të bëjnë fushatë brenda partisë. PD ka caktuar datën 4 dhjetor për mbylljen e procesit të primareve për kanditatët e zgjedhjeve të 14 Majit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!