#spanje #plagosje #trena
155 pasagjerë mbetën të plagosur nga përplasja e këtyre dy trenave në Spanjë. Aksidenti ndodhi në një stacion në periferi të Barcelonës.
Aksidenti ndodhi gjatë frenimit të një njërit prej trenave që goditi tjetrin që kishte ndaluar në stacion. Arsyet e përplasjes janë ende të paqarta. Hetuesit thanë se bëhej fjalë për një manovër të zakonshme, por po hetojë për dyshimet se mosfunksionim të rregullt të frenave të trenit që hynte në stacion.
Incidente të tilla kanë qenë jo të pakta vitet e fundit në rajonin e Katalonjës, zyrtarët e të cilës akuzojnë qeverinë qëndrore në Madrid se nuk i ka ofruar fonde të mjaftueshme për mirëmbajtjen e hekurudhës.
Një prej ngjarjeve më të rënda konsiderohet aksidenti hekurudhor i 24 Korrikut 2013, ku humbën jetën 80 pasagjerë dhe u plagosën 150 të tjerë, pasi një tren doli nga shinat në një kthesë, si pasojë e shpejtësisë së lartë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!