#reportTV #lajmeshqip #lajme
Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi u takua me të rinjtë në Elbasan, ku foli për programin e PD-së, ndërsa i siguroi ata se PD do t'i bëjë pjesë të ushtrimit të përgjegjësive.
Sipas Bardhit, rinia është më e prekura dhe më e zhgënjyera nga këto 8 vite qeverisje.
Prej fillimit, porosia që i kam lënë ekipit është se dua çdo ditë të kem takim me të rinjtë. E di mirë se pjesa më e zhgënjyer në këto 8 vite keqqeverisje është rinia.
Nëse unë ju pyes sot a doni të jetoni në Shqipëri apo të ikni, jam i sigurt se pjesa dërrmuese do ngrini dorën e do pohoni se doni të largoheni jashtë.
Kjo për faktin se këtu nuk shihni asnjë mundësi. Meritokracia dhe zotësia nuk ka rëndësinë që do duhej të kishte në një vend që ka 30 vite që pretendon se është demokraci funksionale. Zhgënjimi juaj është treguesi më i mprehte i matjes së asaj që ka ofruar qeveria në këto 8 vite”, u shpreh Bardhi.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë takimeve elektorale vetëm shan dhe bën propagandë me "gjëra që nuk i takojnë atij" dhe jo një bilanc të 8 viteve qeverisje.
“Pas 8 viteve në qeveri, ai do duhej të ishte para publikut duke dhënë llogari e bërë bilanc, duke thënë kam marrë këtë angazhim e kam bërë këtë gjë. Por del nga mëngjesi deri në darkë në televizion dhe merret vetëm me opozitën.
Ещё видео!