[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se qëllimisht nuk është prononcuar mbi vrasjen e 17-vjeçarit në Landfillidin e Sharrës. Për këshilltarët e opozitës, vdekja e të riut në një territor te administruar nga Bashkia e Tiranës, është rast që tregon se si krimi e korrupsioni ka futur kthetrat në Bashkinë e Tiranës. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bashkisë. Në një deklaratë për mediat thuhet se institucioni po ndjek hetimin e fatkeqësisë. Por thekson se si në çdo fatkeqësi, aksident apo çdo moment të pafat, është gjithmonë një parti e fatkeqësive historike të këtij qyteti e vendi, që mundohet të shfrytëzojë çdo situatë për përdorim e kapital politik. Sipas Bashkisë, nëse për landfillin që Partia Demokratike e la të degjeneronte në 4 vjet, është gjetur një zgjidhje e do nisë puna, për landfillin politik të përdorimit të vdekjes si poster partie, zgjidhja duket e pamundur.
Ещё видео!