Muzeu Historik, i vendosur në banesën e patriotit Oso Kuka në Shkodër, është një prej destinacioneve kryesore të turistëve vendas dhe të huaj, të cilët duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qytetit të lashtë verior.
“Jam nga Belgjika. Ky muze, është me të vertetë shumë i këndshëm. Dhomat sipër janë ruajtur shumë mirë.”
“Jemi nga Franca. Është këndshëm të vizitosh një vend të tillë, sepse njihesh me historinë e artit, kostumet tipike.”
“Jam nga Italia, është shumë bukur. Do të vizitojmë muzeun "Marubi", do të shkojmë në kalanë "Rozafa".”
“Jemi nga Hollanda. Mendoj se Shqipëria në përgjithësi, por Shkodra në veçanti është e pasur me histori, ka plot gjëra për të eksploruar. Më pëlqen piktura e madhe, ju sillni një histori të këndshme në të.”
Godina e Muzeut historik të Shkodrës daton që prej shekullit 19-të, me koleksionet e hershme të etërve françeskan dhe jezuitë, të cilët ruanin gjetje të epokave të ndryshme.
Në këtë shtëpi-muze gjenden shumë objekte, të cilat vijnë pothuaj nga të gjithë zonat gjeoetnografike të qytetit të Shkodrës, si: Dukagjini, Malësia e Madhe, Zadrima e Kraja.
Në Muzeun Historik “Oso Kuka” të Shkodrës janë mbi 100 vepra arti, ku shfaqen disa prej piktorëve më të njohur shkodranë, si: Kol Idromeno, Simon Rrota e Kel Kodheli.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!