Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Kryetarja e LSI-së ishte sot paradite në Elbasan në takim me strukturat e LSI-së për ti bërë thirrje për tu bashkuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" më 27 janar.
Kryemadhi tha se protesta nuk është as e PD-së dhe as e LSI-së.
Monika Kryemadhi: "Nuk është protestë e opozitës. Harroni bindjet politike. Është protestë për tu zgjuar shqiptarët nga pabarazia jetësore në të cilën jetojmë sot. Më 27 janar nuk duhet të protestojmë për LSI apo për PD por për veten tonë. Edi Rama mund të pretendojë të jetë zot i këtij vendi por kurrë zot i shqiptarëve"
Më tej Kryemadhi u ndal dhe tek historia e mësueses nga Rrësheni të cilës kryeministri i siguroi ilacet për sëmundjen e kancerit.
Monika Kryemadhi: "Nga elbasani dua të përshëndes Ramën për ndihmesën mësueses nga Rrësheni por do dëshiroja që ta bënte edhe për Mrikën nga Lezha, Thimi nga Gjirokastra, Petritin nga Kamza e qindra e mijëra të tjerë që janë të sëmurë e rrinë nëpër dyert e spitalit.
Do dëshiroja që gjesti i kryeministrit të mos ishte teatër, të zgjidhë jo vetëm hadhin e një individi por hadhin e të gjithë shqiptarëve që e dinë mirë si sorollaten nëpër dyert e spitaleve.
Do dëshiroja më mirë një fasadë të shëmtuar me godinë e mure të forta sesa një godinë të bukur por të kalbur dhe të mbushur me parazitë .
Kryemadhi pati dhe një porosi. Strukturave të LSI-së i bëri thirrje të angazhohen për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e 27 janarit, ku nuk do të protestohet me flamurin e LSI-së por të barazisë.
Monika Kryemadhi: "Vendin e shqiponjave Edi Rama s'mund të na e kthejë dot në vëndin e harabelave. Duhet të dalim jo me flamurin e LSI por me flamurin e barazisë se kemi 27 vjet që jemi në tranzicon. Të dalim të protestojmë për një shtet të barabartë, edukim e shëndetësi të barabartë.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!