#oranews #oltaxhacka #spak #pronateushtrisenespak
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, është rikthyer pas dy javësh në Prokurorinë e Posaçme, pas akuzave për abuzime me pronat e ushtrisë.
Burime zyrtare konfirmojnë se rreth një muaj më parë, Xhaçka ka dhënë deklarime për llogari të veprimeve hetimore të prokurores te Manjola Kajana për përdorimin e aseteve të ushtrisë në fushatë elektorale (helikoperrëve), kallëzimi i bërë në vitin 2020 Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi.
Hetimet e SPAK-ut
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, në kuadër të hetimeve të nisura mbi paditë e depozituara nga ish-drejtuesi i Forcave Detare, Artur Meçollari në lidhje me disa prona të Forcave të Armatosura, ka thirrur serish kete te fundit, i cili është paraqitur sërish paraditen e sotme për herë të tretë, ka zhvilluar një sërë seancsh lidhur me pretendimet e tij se zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë kanë shpërdoruar detyrën, perfshire dhe Presidentin Bajram Begajn dhe ish-shefi i Shtabit Bardhyl Kollçaku, tashme deputet i Partise Socialiste. Lidhur me këtë çështje, më 9 mars prokurorët e SPAK nisën dhe ballafaqimet me palët e përfshira, ku u thirr për të dëshmuar ish-shefi i Shtabit Bardhyl Kollçaku, i cili njëherësh është dhe deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
4 ditë më pas, radhën për të shpjeguar akuzat për tjetërsimin e pronave të ushtrisë, e kishte ministrja e Jashtme, e cila në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes doli para prokurorëve të SPAK-ut.
DY PADITË E MEÇOLLARIT
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, është vënë në lëvizje nga dy kallëzime penale të bëra në mars dhe prill të vitit të 2021 nga Artur Meçollari, ish-drejtues i lartë i Forcës Detare.
Në to përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish - zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Forcës Detare dhe Policisë Ushtarake.
Meçollari i akuzon ata, se kanë kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me dy aktivitete private të lejuara në pronat në Planin e Vendosjes dhe të Përhapjes, siç njihen zonat ku janë të dislokuara forcat detare. (Këto prona janë pjesë e strukturës dhe kërkesave operacionale të Forcës Detare) Çdo ndryshim i këtyre pronave bëhet me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe miratohet nga Presidenti. Meçollari, në dy kallëzimet e tij, thotë se ndryshimet në plan janë bërë pa marrë miratimin e Presidentit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!