Një nga vullkanet më aktivë në botë ka shpërthyer sërish, me llavën që ka rrjedhura nga Kilauea në Hauai. Imazhet në televizione tregonin carjet e hapura në bazën e kraterit të vullkanit, që rregullisht zgjohet nga ghumi, me vullkanologët që e konsiderojnë shpërthimin si ‘dinamik’.
Shkencëtarët në shërbimin gjeologjik amerikan thanë se ata kishin nisur të pikasnin aktivitet në vullkan mëngjesin e të mërkurës dhe se gjithcka ishte e kufizuar brenda parkut kombëtar të vullkaneve në Hauai dhe larg nga qendrat e populluara. “Nivele të larta gazi vullkanik përbëjnë shqetësimin kryesor”, tha shërbimi. “Ndërsa dioksidi i sulfurit clirohet nga maja, ai do të arrijë atmosferën për të krijuar atë që njihet si vog, smogun vullkanik”, thonë ekspertët. Ky smog mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje për njerëzit dhe kafshët dhe po ashtu mund të prekë të mbjellat. Shpërthimi mund të shkaktojë edhe një fenomen të quajtur ‘flokët e Peles’, pjesëza të vogla xhami vullkanik që mund të jenë irritues në lëkurë dhe mund të shkaktojnë probleme në sy. Pele është perëndesha hauajane e zjarrit dhe vullkaneve.
Shpërthimi vjen disa muaj pasi fqinji më i madh i Kilaueas, Mauna Loa, ofroi spektakël. Mauna Loa, është vullkani më i madh në botë dhe qëndroi aktiv për javë të tëra në fund të vitit të shkuar, kur shpërtheu për të parën herë në katër dekadat e fundit me shatërvanë llave që arritën deri në 60 metra lartësi dhe që shkaktuan lumenj llave që rridhnin nga krateri. Kilauea është shumë më i vogël se Mauna Loa, por shumë më aktiv, pasi shpërthen rregullisht duke tërhequr vëmendjen e turistëve që pëlqejnë ta shijojnë spektaklin mbi helikopterë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vullkan#Hauai
Ещё видео!