SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh këtë të enjte në selinë e saj në një takim që zgjati rreth një orë e gjysmë.
Pas përfundimit të mbledhjes kryeministri Edi Rama ka folur nga selia e PS, ai u shpreh se në këtë mbledhje ata kanë diskutuar për ecurinë e dialogut me shqiptarët deri më tani si edhe për projeksionet e vitit të ardhshëm ku si moment i rëndësishëm do të jenë zgjedhjet vendore.
I pyetur nga gazetarët nëse Partia Socialiste mund të futet në ndonjë koalicion për zgjedhjet vendore të 14 Majit, kryeministri është përgjigjur se koalicioni që kjo parti ka është vetëm me qytetarët, duke treguar se kryesia socialiste nuk pomendon të ketë koalicione me parti të tjera.
Gazetarja: Zoti kryeministër a po e konsideron Partia Socialiste mundësinë e një koalicioni për zgjedhjet e 14 Majit?
Edi Rama: Me qytetarët, po./tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!