Reshjet e shiut thuajse në të gjithë vendin shkaktuan probleme në disa zona të vendit, ndërsa sinoptikanët kanë parashikuar që situata do të jetë më e rënduar të dielen dhe të hënën.
Gjatë të shtunës, sasia më e madhe e shiut ka rënë në Shkodër, 40 milimetra, ndërsa në Tiranë 32. Më pak reshje ka pasur në Pogradec edhe në Korçë.
Në Tiranë stuhia e fortë e erës që përfshiu territorin mesnatën e së shtunës ka shkulur dhjetëra pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, ndërsa punonjësit e bashkisë punuan në terren për normalizimin e situatës. Kryetari i bashkisë së Tirnaës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se janë shumë pemë të rrëuara në të gjithë Tiranën. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse nuk kanë ndonjë urgjencë të mos dalin në rrugë, derisa situata në rrugë të normalizohet.
Edhe në Shkodër era e fortë ka rrëzuar dhjetëra pemë disa vjecare. Demi me i madh eshte shkaktuar ne unazen Perendimore te qytetit, ku pemet jane rrezuar duke demtuar edhe disa makina. Niveli i ulet i ujit ne hidrocentralet mbi lumin Drin, hedh poshte cdo mundesi permbytje ne zonat e NenShkodres.
Ndersa në Bulqizë si pasojë e reshjeve të shiut dhe ererave të forta në Bulqizë ka pasur nderprerje te energjise elektrike. Ndërhyrjet në terren nga grupet të punës së oshee kanë rikthyer energjinë në qytetin e bulqizës, por ajo mungon edne në dia njësi administyrative. në zonat e tjera të vendit nuk raportohet për deme apo pasoja nga stuhia.
Jo pak probleme janë shkaktuar edhe në portet e vendit. Dy tragetet e linjës Durrës-Bari për shkak të detit të dallgëzuar nuk u nisën natën e së premtes, po rmëngjesin e së shtunës. Ndërkohë tragetet nga Bari nuk kanë pasur vonesa në lundrim.
Sinoptikanët kanë bërë një parashikim 5 ditor të reshjeve të shiut dhe sipas tyre në Shkodër do të ketë reshje në 160 milimetra, ndërsa edhe Tirana përfshihet në zonat e rrezikut.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Moti#Stu#TopChannel
Ещё видео!