[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ngjarja e pak ditëve më parë ku u dogj një lokal si pasojë e rrjedhjes së gazit është kthyer në një tragjedi për familjen Zenuni. Pas ndarjes nga jeta të Besnik Zenunit, pronarit të lokalit ku ndodhi shpërthimi, këtë mëngjes ndërroi jetë edhe i biri. Mësohet se 33-vjeçari Hektor Zenuni, nuk ka mundur te beje balle plagëve te shumta qe kishte marre ne trup si pasoje e djegies.
Pas kurimit fillimisht ne Qendrën Spitalore Universitare Nene Tereza, i riu u dërgua ne një spital te specializuar ne Turqi. Gjendja e tij ka qene mjaft e rende dhe mjeket nuk e kane mbajtur dot ne jete. Shpërthimi ndodhi më 28 korrik ne Velipoje, si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një cisternë 1 mijë litërshe e vendosur në katin përdhese të pallatit.
Babe e bir u plagosen rende pasi flaket përfshinë te gjithë lokalin ndërsa u lënduan dhjetëra persona te tjerë banore dhe pushues, qe ndodheshin pranë vendit te ngjarjes.
Ещё видео!