Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur kërkesës së Presidentit Ilir Meta, i cili pak ditë më parë kërkoi informacion lidhur me vakancat në pozicionet e kryetarëve të bashkive.
Sipas KQZ-së, në shkresën drejtuar kreut të shtetit thuhet se, bashkitë pa kryetarë janë vetëm tre ajo e Vorës, Dibrës dhe Shkodrës.
Në të njëjtën përgjigje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënvizon se nuk ka dijeni për tre bashkitë e tjera, atë të Lushnjes, Rrogozhinës dhe Durrësit, pasi duhet të ishte informuar nga Këshilli i Ministrave.
Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta tha se ka nisur procedurat për shpalljen e datës së zgjedhjeve për bashkitë që nuk kanë kryetar.
6 bashki kanë mbetur pa kryetarë, pasi disa prej drejtuesit e pushtetit lokal në shumë raste u bënë subjekt i ligjit të dekriminalizmit siç ishte rasti i Valdrin Pjetrit në Shkodër, Agim Kajmakut në bashkinë e Vorës dhe Fatos Tushes që u arrestua e më pas u shkarkua nga kryeministri Rama.
Ndërsa në bashkinë e Durrësit, Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të 26 nëntorit, Dionis Ymeri në Bashkinë e Dibrës la postin e kryetarit për të kandiduar si deputet, ndërsa Haxhi Memolla në bashkinë e Pogradecit ndërroi jetë.
Tv Klan
#IlirMeta #KQZ #Zgjedhjetlokale
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!