Përdorën Facebook-un e bashkisë për fushatën e 14 Majit
15 kryetarë bashkie u gjobitën nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pasi përdorën faqet zyrtare të bashkisë në rrjetin social Facebook, në funksion të fushatës për 14 Majin.
Konstatimet u bënë nga Ilirjan Celibashi, i cili kërkoi masë administrative prej 30 mijë lekësh, por KAS vendosi të rrisë vlerën e gjobës deri në 100 mijë lekë. Ai propozoi ndëshkimin e 20 kryebashkiakëve, por 5 prej tyre KAS vendosi mos t’i ndëshkojë.
Përveç rrjeteve sociale, një tjetër shqetësim i ngritur në KQZ është vendosja e banderolave të partive politike në rrugët e qyteteve, pa mbishkrimin e subjektit që mban përgjegjësinë ligjore. Policia ka nisur një aksion në të gjitha qytetet për heqjen e tyre.
Vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që urdhëron policinë bashkiake në disa qytete të heqë materialet propagandistike është kundërshtuar nga PS, e cila ka ankimuar vendimin me argumentin se është shkelur ligji.
***
15 kryetarët socialistë të bashkisë të gjobitur me 100 mijë Lekë
Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh
Andi Salla, Kryetar i Bashkisë Cërrik
Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier
Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan
Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë
Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës
Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë
Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Prrenjas
Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec
Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!