Banka e Shqipërisë pret një ecuri më të mirë të ekonomisë shqiptare. Duke folur pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Gent Sejko tha se ekonomia shqiptare do të shënojë rritje të shpejtë dhe të vazhdueshme, duke lënë pas pasiguritë dhe problemet që solli pandemia.
Sejko bëri të ditur se aktiviteti ekonomik në vend ka ardhur drejt rikuperimit gjatë dy tremujorëve të parë të vitit, duke u shoqëruar me zgjerim të konsumit dhe të investimeve private, rritje të shpenzimeve buxhetore, si dhe zgjerim të eksportit të mallrave e shërbimeve.
Pavarësisht këtyre të dhënave pozitive, Guvernatori tha se Këshilli Mbikëqyrës vëren se inflacioni mbetet ende nën objektiv. Sejko bëri të ditur se Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm dhe vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5%.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!