#saliberisha #turqi
Ndërsa Shqipëria dhe Greqia po vijojnë diskutimet për ta çuar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i bindur se marrëveshja e 2009 mes dy vendeve u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas ndërhyrjes së Turqisë.
Në një intervistë për Euroaktiv, gazeten online të specializuar në çështjet europiane, ai thotë se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë hodhi poshtë një marrëveshje shumë të mirë.
Sali Berisha: Greqia e nënshkroi duke pasur për vete gjashtë milje detare ujëra territoriale. Edi Rama ishte ai që paditi marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Turqia nuk u interesua kurrë për atë marrëveshje dhe bëri një ndërhyrje të fortë.
Ai zbulon se pas këtij vendimi të Kushtetueses i propozoi që atëherë palës greke që çështja të zgjidhej nga gjykata e Hagës. Berisha e konsideron Greqinë një partner të ngushtë, që ka mbështetur integriminin, ndërsa për Turqinë thotë se është një vend mik, por që s’mund të pranojë
doktrinën e neo-otomanizmit që sipas tij përfaqëson Erdogan.
“Turqia është pa dyshim një mik, një partner, por me një doktrinë të neo-otomanizmit që unë nuk do ta pranoj”.
Berisha kundërshton edhe deklaratën e Kryeministrit Rama se Turqia është fuqi përcaktuese.
“Kjo e vë Shqipërinë tërësisht poshtë. Fuqia përcaktuese është BE, NATO, SHBA në çështjet e sigurisë. Nuk kam dëgjuar kurrë që Turqia është një fuqi përcaktuese – fuqi rajonale, nuk kam dyshim, por përcaktuese-jo”.
Pavarësisht kësaj çështje Berisha thekson se Athina ka qenë një partner i ngushtë për Tiranën dhe ka qenë mbështetëse për Shqipërinë në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Duke komentuar marrëdhëniet rajonale, ai vlerëson Turqinë si një vend mik, por refuzon doktrinën
neo-otomanizmin që sipas tij përfaqëson Erdogan.
“Turqia është padyshim një mik, një partner, por me një doktrinë të neo-otomanizmit që unë nuk do ta pranoj”, tha Berisha.
Berisha kundërshton edhe deklaratën e Kryeministrit Rama se Turqia është fuqi përcaktuese.
“Kjo e vë Shqipërinë tërësisht poshtë. Fuqia përcaktuese është BE, NATO, SHBA në çështjet e sigurisë. Nuk kam dëgjuar kurrë që Turqia është një fuqi përcaktuese – fuqi rajonale, nuk kam dyshim, por përcaktuese-jo”.
Duke u ndalur te Kosova, Berisha e ka të qartë se dialogu është e vetmja rrugë, por kërkon që Beogradi dhe Vuçiç të frenohen.
“Unë nuk mendoj se ai do të bëjë aventurën për të ndërhyrë pasi është një territor i NATO-s, NATO do ta mbrojë atë, por ai e ka bërë të gjithë këtë i mbështetur nga Putini. Ai po sillet si një Putin i vogël në Ballkan. Me një grup banditësh në veri të Kosovës, ai shqetësoi të gjithë Evropën për shkak të interesit të tij për influencat e Rusisë.”
Në jetën e tij politike, Berisha veçon si ‘keqardhja’ më e madhe skemat piramidale dhe për të cilat ai nuk ngurron të deklaroi se përgjegjësia ishte e tij dhe e partisë që ai drejton.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!