- - -
A2 CNN është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.
Web: [ Ссылка ]
App: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Dy vite më parë, Arif Muçollari, 87 vjeç, u operua nga zemra pasi neglizhoi shqetësimet e para. Kurimi me ilaçe nuk do të ishte i efektshëm pasi gjendja e tij ishte rënduar. Arteria e majtë e të moshuarit ishte e bllokuar dhe ndërhyrja e mjekëve ishte e domosdoshme për t’i shpëtuar jetën.
Ndryshe nga Arifi, Kujtimi rreth të tetëdhjetat nuk pranon të operohet. Mjekët i kanë konstatuar probleme në zemër, por thotë se ndihet mirë.
“Më kanë thënë për valvul, por nuk shkoj, jam mirë. Të na rrisin pensionin për ilaçet se po na mbajnë fëmijët”, thotë i moshuari.
Covid-19 po ashtu ka ndikim në përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës. Pas kalimit të virusit, pacientët ndihen të dobësuar.
“Kam kaluar Covidin, u rëndova , kam këputje, djersë, rrahje të shpeshta. Po marr mjekime”, thotë një grua nga eksperienca e saj.
Shqetësimet e zemrës nisin në moshë të re, si pasojë e disa faktorëve. Sipas mjekëve kardiologë, virusi e dëmton në dy mënyra zemrën e pacientit.
“Së pari, nga inflamacioni i vetë muskulit të zemrës, ose miokarditi. Por mund të ndodhë edhe dëmtimi i pllakave aterosklerotike, te nxitura serish nga inflamacioni, qe mund te shfaqen me infarkte. Zakonisht flasim për mosha mbi 40 vjeç, por po ndodh edhe në mosha më të reja. Ka të bëj stresi, por për moshat më të reja edhe përdorimi i drogave që nxisin këto infarkte”, thotë për A2 kardiologu Leonard Simoni.
Sëmundjet kardiovaskulare zënë 52,2 për qind të vdekjeve në vendin tonë, ku një vit më parë humbën jetën 14.422 qytetarë, me një rritje prej 23,2 për qind krahasuar me vitin 2019.
#A2CNN
A2 | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Ещё видео!