Një efektiv policie dhe një ish komando i Forcave Speciale, së bashku me një shqiptar të tretë janë vënë në pranga nga autoritetet turke ndërsa transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Bëhet fjalë Florenc Bicerrin, efektivin e policisë rrugore, i cili krahas uniformës së policisë mbante veshur edhe atë të trafikantit, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë ish komandoja e Forcave Speciale Kujtim Çelikun dhe shtetasi Adrian Qirici.
Në 5 tetor, Florenc Bicerri mori leje në Komisariatin Rrugor të Tiranës, për të udhëtuar nga Aeroporti i Rinasit drejt Turqisë, së bashku me dy personat e tjerë.
Por disa ditë pas largimit të tij nga Shqipëria, Policia Rrugore filloi hetimin disiplinor për Florenc Bicerrin, për largimin e papritur nga puna dhe mosparaqitjen e tij në detyrë.
Pas njoftimit nga autoritetet turke për arrestimin e tij me një sasi lënde narkotike, Drejtori i Përgjithshëm i Muhamet Rrumbullaku urdhëroi përjashtimin e menjëhershëm të Bicerrit nga Policia e Shtetit.
Krahas Bicerrit, në prangat e autoriteteve turke ra edhe Kujtim Çeliku, një ndër 58 komandot paqeruajtës, të cilët u dekoruan me medaljen “Për Shërbime Ushtarake” nga Presidenti i Republikës, në vitin 2003.
Çeliku rezulton me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2011, ish komandoja u arrestua për një grabitje në Durrës, ku u vodh një çantë me 176 unaza floriri, vlera e të cilave kapte shifrën e 30 milionë lekëve. Asokohe, në banesën e Çelikut u gjetën municione dhe kallëpe tritoli.
Tre shqiptarët Florenc Bicerri, Kujtim Çeliku dhe Adrian Qirici u arrestuan në Turqi, teksa policia e shtetit sqaron se grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Efektivi#TopNews#TopChannel
Ещё видео!