Ai që njihet edhe si ‘Qeni i luftës’ i Vladimir Putinit, Ramazan Khadirov, nuk është vetëm një lord lufte i pamëshirshëm, por edhe një milioner që adhuron të shpalosë paratë e tij dhe të argëtohet me njerëz të famshëm. Ceceni Kadirov, pretendon se ai po udhëheq forcat përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë dhe po luan një rol të rëndësishëm në rrethimin e përgjakshëm të Mariupolit.
Ai ka pozuar me trupat e tij në pozicione luftarake, ka vizituar ushtarët e tij në spitalet fushore ndërkohë që do të shfaqet si njeriu i fortë dhe sensacioni i mediave sociale në të njëjtën kohë. Kadirov, më parë kishte një llogari në instagram ku ai pëlqente të shpaloste pasurinë e tij, para se të ndalohej, ndërkohë që tani ai i mban të informuar fansat e tij përmes mediave sociale ruse dhe në Telegram. I veshur me Prada, i njohur për mizori, tortura, vrasje, rrëmbime dhe fushata anti-gay, ai vlerësohet se ka një pasuri prej rreth 200 milionë dollarësh. Ekspertët thonë se pasuria e tij e pabesueshme nuk është gjë tjetër vecse para gjaku ndërkohë që e ka fituar këtë stil jetese edhe nga Vladimir Putin në këmbim të mbajtjes nën kontroll me dorë të hekurt të Cecenisë. Kadirovi madje është fotografuar në shumë raste me Putinin dhe është quajtur nga shumëkush si djali që putini nuk e pati kurrë. Ai besohet se ka një vilë në ishullin në formë palme në Dubai, Palm Jumeriah. Ka një koleksion makinash të shtrenjta, mes të cilave Rolls Royce dhe Lamborghini, si edhe një avion privat Aiurbus A319. Ai ka një kopsht zoologjik privat që përfshin edhe tigra, dhe shpesh vesh cizme prada. Është fotografuar edhe me persona të famshëm të hollivudit e më gjerë, përfshirë aktoren Liz Hurley, futbollistët Ronaldinjo dhe Mohamed Salah apo boksierët Mike Tyson dhe Floyd Mayëeather.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!