25 pjesëtarë të një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, i lidhur ngushtë me Ndragetan kalabreze është shkatërruar nga policia italiane. Mes të arrestuarve në operacionin e quajtur “Stammer 2” janë 10 shqiptarë, tre prej të cilëve nga Vlora. Operacioni u krye në disa qytete të jugut të Italisë por edhe në rajonet veriore si Toskanë e Lombardi.
Grupi i trafikantëve akuzohet për trafikimin e rreth 5 tonëve lëndë narkotike për një periudhë 3 mujore, nga gushti ne tetor 2016. Me këtë grup lidhet 2 raste të sekuestrimit në atë periudhë i 3.2 ton marijuanë në total në portin e Ankonës si dhe i kapjes së rreth 1.6 tonëve të tjera drogë në zbarkime të ndryshme në brigjet e Brindizit. Atyre u janë kapur edhe 2 motorë uji, 4 gomone të shpejta dhe 1 rimorkjo kamioni, mjete me të cilat transportonin drogën nga Shqipëria.
Vlera e drogës së sekuestruar arrinte në 10 milionë euro, nëse hidhej në treg. Gjatë operacioneve të asaj kohe janë kapur në flagrancë 11 trafikantë të tjerë që trafikonin e prisnin drogën në Itali.
Ещё видео!