Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Vitin që shkoi, një pjesë e mirë e rrugëve të kryeqytetit u rikonstruktuan, duke ndryshuar paksa pamjen e Tiranës. Por ende shumë segmente të tjera rrugore janë në gjendje të mjerueshme, të cilat shkatërrohen dhe degradojnë çdo ditë.
Kjo është rruga “5 Maji” është një nga gangrenat, ku çdo ditë qytetarët, tregtarët dhe banorët e zonave përreth kalojnë me vështirësi. Në kushte shumë të vështira është edhe kalimi i automjeteve për shkak të gropave gjigande. Në po të njëjtën fazë shkatërrimi është edhe rruga “Njazi Meka” në kryeqytet. Këtu një vit më parë bashkia e Tiranës, investoj një fond për kanalizimet, punimet e të cilave përfshinë vetëm çerekun e rrugës.
Blendi Gonxhe:- “Përsa i përket rrugës “Njazi Meka” ne do të vazhdojmë sivjet kanalizimin dhe të gjitha instalimet inxhinierike të rrugës, duke bërë që kjo të jetë një rrugë ndryshe nga viti i kaluar. Ndërsa rruga e tregut “5 Maji”, neve jemi në bashkëpunim me një donator, por dhe nga buxheti i bashkisë, po bëhemi gati që të investojmë në këtë rrugë, megjithëse është një rrugë e gjatë dhe është një investim i madh. Ky është një problem që lidhet edhe me prioritetet e tjera të qytetit”.
Në pritje të fondeve të reja, në kryeqytet, janë edhe shumë rrugë të tjera, që quhen dytësore, por që nga lëvizjet dhe trafiku janë shumë më të rëndësishme se pozicioni gjeografik që ato zënë në Tiranë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!