Lulzim Basha vijon turin e takimeve në kuadër të rikandidimit të tij për postin e kryetarit të PArtisë Demokratike zyrtare. Këtë të diel, ish-kryedemokrati ka ndaluar në Fier, ku ka takuar mbështetësit e tij në Partinë Demokratike, duke shpalosur planin e tij për rikthimin në krye të kësaj force, nga ku ligjërisht nuk u largua asnjëherë. Në këtë takim asi shfaqet së bashku me Gjergj Hanin.
Sipas Lulzim Bashës, Një PD e hapur ndaj të rinjve është ajo për të cilën ka nevojë shoqëria shqiptare, teksa nuk la pa cekur ngjarjen e Borizanës, ku të përfshirë ishin familjarët e ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.
“Beteja e drejtë dhe rëndësishme që ne kemi zhvilluar për miratimin e ligjit të Dekriminalizmit duhet çuar edhe më tej, në mënyrë të tillë që ngjarjet e tmerrshme si ajo e Fushë Krujës të mos përsëriten dhe integriteti i të zgjedhurve të mos cënohet nga përfshirja e kriminelëve të lidhur me pushtetin. Për këtë arsye vetting-u për politikanët është sot një prioritet për të siguruar që institucionet të drejtohen nga njerëz që votohen për të shërbyer në interes të qytetarëve, jo të bandave”, thekson ai në një reagim në rrjetet sociale.
Sipas Lulzim Bashës, “Pastrimi i politikës nga çdo lidhje me krimin dhe korrupsionin, garantimi i garës përmes listave të hapura, kufizimi i mandateve dhe vota e diasporës do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e vendimmarjes në çdo nivel të politikës shqiptare, duke përmirësuar përfaqësimin e qytetarëve dhe garantuar që në zyrat e shtetit të shkojnë njerëz me integritet, përgjegjshmëri dhe besueshmëri, që mëshirojnë vlera dhe veprojnë në shërbim të interesit publik”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#LulzimBasha#TopChannel
Ещё видео!