Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar shtim të trupave të NATO-s në kufirin verior. Në një intervistë për Al Jazeera kreu i ekzekutivit, u shfaq i shqetësuar për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës, të cilat janë një arsye më shumë pse i ka drejtuar aleancës ushtarake kërkesën për shtim trupash.
“Na shqetësojnë lidhjet mes Serbisë dhe Rusisë, për këtë arsye na duhen më shumë trupa... Bashkëpunimi mes tyre është rritur pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe për këtë arsye na duhen trupa shtesë të NATO-s në Kosovë”, tha ai gjatë një interviste për Al Jazeera.
Sipas Kurtit ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës nuk është harruar akoma.
“Unë jam shumë i sigurt që presidenti i Serbisë, Alkesandar Vuçiq, është nostaligjk për ato kohë, që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Por nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilën mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodh, shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë”- u shpreh kryeministri Kurti.
Ndër të tjera, kryeministri Albin Kurti nënvizoi rëndësinë e dialogut me serbët lokalë dhe organizatat e shoqërisë civile, që sipas tij duhet të prevalojë mbi takimet mes zyrtarëve të dy vendeve. Dialogu me serbët lokalë u cilësua nga Kurti si çelësi për normalizimin e marrëdhënieve
mes Prishtinës dhe Beogradit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#NATO#TopChannel
Ещё видео!