Gjykata e Elbasanit dha masën Arrest me burg për Arbër Paplekajn, dhe detyrim paraqitje per te gjithe te ndaluarit e tjere për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill. Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbërriti i pari në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Prokuroria e Elbasanit kërkoi burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët, por gjykata vendosi vetëm për Paplekajn kete mase.
Ai akuzohet për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;
Ndwrkohw Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Julian Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma akuzohen për heqje të lirisë me dhunë, ndërsa Eldjo Beko është arrestuar “në flagrancë” i akuzuar për pengim të hetimeve.
Nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”. ngjarja e rende ndodhi pas një përplasje të grupeve të PS-PD, ku Paplekaj pjesë e strukturës së mbrojtjes së PD dyshohet qëlloi për vdekje Xhuvanit, ndwrsa mbeten te plagosur edhe 4 të tjerë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Arrest#Burg#TopChannel
Ещё видео!