Që prej së martës, të gjithë qytetarët që duan të pajisen me pasaportë apo kartë identiteti mund ta marrin shërbimin nëpërmjet portalit e-Albania. Sipas zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda, procedura është mjaft e thjeshtë.
“Mjafton të klikoni në linkun që paraqitet aty për të bërë rezervimin, për të takimin në zyrë për kartë identiteti. Për pasaportë janë dy hapa. Hapi i parë është aplikimi online i formularit që bëhej më parë fizikisht në zyrat e komisariateve, tashmë plotësohet online”, tregon Voda.
Por, ajo çfarë nuk do të ndryshojë është fakti, që qytetarët do të duhet që paraprakisht të pajisen me kuponin për kartën e identitetit apo atë të pasaportës. “Do të shkarkohet online edhe kuptoni që blihet pranë zyrave të Postës”.
Ministria e Brendshme ka menduar qe kjo mënyrë aplikimi online, të vazhdojë si një alternativë edhe pas pandemisë.
Informacioni i dërguar online do të përpunohet nga zyrat e gjendjes civile dhe të kompanisë aleat, ndërsa kjo alternativë pritet të thjeshtojë procedurën, por edhe të shmangë radhët.
- - -
A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.
Web: [ Ссылка ]
App: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
#A2 #A2NEWS #koronavirus
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Ещё видео!