Deri në qershor të këtij viti spitalet rajonale në vend do të pajisen me aparatura të reja, që do të përmiresojnë shërbimet spitalore. Janë 4.5 milionë euro të cilat do të fuqizojnë spitalet rajonale për të kryer shërbime më të specializuara që aktualisht nuk kryhen për mungesë pajisjesh.
Këtë e ka konfirmuar nga Lezha ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, sipas të cilës instalimi i këtyre aparaturave sëbashku me shërbimet e integruara do të përmirësojnë ndjeshëm shërbimet shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë ishte në Lezhë për të inspektuar investimet e kryera në këtë spital me qëllim fuqizimin e tyre për të dhënë më shumë shërbime qytetarëve afër banesave të tyre. /abcnews.al
Ещё видео!