#pagjurme #odetadume #reportTV
Zhduket nga Berati më 27 maj Esma Xhelo, nëna e dy vajzave të mitura. Dyshohet se u largua më një të ri nga Elbasani dhe sot mbahet peng nga po ai. Pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin e saj Mario, 25-vjecarja doli nga shtëpia dhe ka humbur çdo kontaktet me fëmijët dhe familjen e saj.
Esma Xhelo ishte njohur në vitin 2016 me babain e vajzave dhe pas afro 7 viteve vendosi ti japi fund gjithckje. Largimet e vazhdueshme nga banesa, moskujdesja ndaj vajzave dhe burrit solli përcarje në çift, derisa kjo e fundit e denoncoi dhe për dhunë. Nena u pajis e me urdhër mbrojtje, ndërsa Mario qëndroi disa orë në polici. Gjatë kohës, që babai ishte nën praninë e uniformave blu, ajo përfitoi nga rasti duke u larguar në drejtim të paditur me njërën nga vajzat. Ndërsa vajzën pak më të madhe e la të vetme në shtëpi, ku pasi babai kthehet e gjen të tmerruar dhe frikësuar.Ishte e bija që i tregoi gjithcka, pasi kishte zbuluar tradhëtinë e nënës, si dhe fotot e personit që ishte larguar.
Pas disa ditëve, konkretisht me 27 maj, e reja telefonon duke qarë Marion dhe i kërkon të merrte edhe vajzën e tyre te vogël, pasi nuk e mbante dot. Por, Esma nuk i dha asnjë shpjegim se ku ndodhej, me kë kishte ikur dhe pse vendosi të braktis vajzat e vogla.Prej asaj mbrëmje maj, askush nuk e pa më, dhe sot Mario me dy fëmijët nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e saj.
Ky i fundit dyshon se Esma mbahet me forcë dhe pa dëshirën e saj, pasi shpesh i vijnë mesazhe, ku ajo I kërkon ndihmë dhe të denoncoi në polici.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Ещё видео!