Mali i Zi dënon shkodranin e mirënjohur Irfan Domnori për shkak të përdorimit të simboleve shqiptare në një aktivitet në Tivar. Ai ka rrëfyer ngjarjen me detaje duke e konsideruar paradoksal shkakun e dënimit që do ti kushtojë jo vetëm 300 euro, por dhe mos lejim të kalimit në Mal të Zi.
Një ngjarje paradoksale ka ndodhur me një ndër figurat më të njohura të Shkodrës në fusha të ndryshme për shkak të pjesëmarrjes së tij në aktivitete kulturore dhe sportive.
Irfan Domnori pretendon se vetëm për shkak se në një festë në Tivar të Malit të Zi ka veshur simbole kombëtare dhe ka mbajtur një flamur shqiptar është ndaluar nga policia e shtetit fqinj dhe më pas gjykata e dënoi.
64 vjeçari me shumë të ngjarë nuk i njeh ligjet e Malit të Zi që në fakt nuk ndalon simbolet kombëtare të shteteve të tjera por bashkë me to duhet të ekspozohet dhe flamuri malazez. Ky është rasti i dytë që një shqiptar dënohet nga drejtësia e Malit të Zi për shkak të simboleve kombëtare në evente./abcnews.al
Ещё видео!