Rikthimi i Metës në arenën politike, vjen vetëm 24 orë pas përfundimit të mandatit të tij presidencial. Fill pas ceremonisë zyrtare për pritjen e presidentit të ri Bajram Begaj, Ilir Meta do të parapërgatitet për një tjetër event partiak, i cili do i sigurojë rimarrjen e lidershipit të forcës politike që krijoi vetë: Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në Pallatin e Kongeseve, këtë të hëne, do të mblidhet organi më i lartë partiak i LSI, Konventa Kombëtare ku gjithë anëtarësia do të diskutojë për ristrukturimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kthimi i Metës, në krye të LSI, tashmë gjen një parti të tkurrur në vetëm katër mandate, ndaj edhe betejat e tij politike pritet të jenë të ashpra për të siguruar një rankim më të lartë në zgjedhje.
Të gjitha partitë politike, përfshirë këtu edhe LSI, tashmë kanë ndezur motorët për zgjedhjet lokale të cilat do të zhvillohet përgjatë periudhës prill-maj 2023. Në zgjedhjet e pjesshme, ato të 6 marsit, Lëvizja Socialiste për Integrim bëri koalicion me Komisionin e Rithemelimit të kryesuar nga Sali Berisha. Fjala e Monika Kryemadhit në protestën e 7 korrikut të ish kryeministrit Berisha, dha sinjale të qarta mbi rrugëtimin politik të LSI gjatë muajve të ardhshëm.
Por, përballë Berishës tashmë ndodhen dy shpallje ‘non grata’ një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetra nga Britania e Madhe. Bashkëpunimi politik mes Metës dhe Berishës do të sillte një faturë të madhe për marrëdhëniet strategjike të koalicionit me dy partnerët politike, ndaj nuk dihet nëse Meta do të jetë i gatshëm të paguajë këtë faturë për të krijuar një koalicion me ish kryeministrin Berisha.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Meta#Politike#TopChannel
Ещё видео!