#oranews #pallatidurres #protestaperpallatin #banoretepalatitnedurres
Për të disatën herë banorët e një pallati në zonën e Plazhit në Durrës kanë protestuar kundër ndërtimit të një tjetër objekti ngjitur me banesat e tyre.
Ata ju drejtuan të mërkurën Bashkisë, me shpresën se do ta takonin kryetaren Emirjana Sako, por një gjë e tillë nuk ndodhi. "Çdo gjë në vesh të shurdhër, askush nuk merr përgjegjësi."
Banorët e pallatit numër 7 në lagjen 13 thonë se pallati i tyre, i cili është i dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës, po dëmtohet edhe më tej nga punimet që po kryhen pranë themeleve të tij.
"Pallati po dëmtohet akoma më shumë nga punimet që kanë bërë zotërinjtë."
"Themelet e pallatit tonë rrezikojnë shumë me hapjen e gropës."
Në kushtet kur Gjykata e Durrësit i ka dhënë të drejtë firmës së ndërtimit për të vijuar punimet, ata kanë një apel për Bashkinë.
"Mimimalja fare të vijnë të shohin njëherë pallatin."
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!