Prokurori i Sarandës Sali Hasa është arrestuar nga policia këtë të shtunë, pas kërkesës së SPAK. Gjatë operacionit janë arrestuar edhe oficeri i policisë gjyqësore Napolon Hodaj dhe disa persona të tjerë. Mësohet se arrestimi i prokurorit Hasa është I lidhur me dosjen e gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha. Një hetim i nisur muaj më parë për Enkeleda Hoxhën vazhdon të shkaktojë pasoja në adresë të atyre njerëzve të drejtësisë të cilët dyshohen se janë të korruptuar. Burime pranë SPAK thonë se është veçuar hetimi i trafikut edhe për një grup personash të tjerë të cilët vazhdojnë të jenë nën hetim. Në rrjetin e këtyre përgjimeve ka rënë prokurori Sali Hasa, dhe përgjimet tregojnë se ai është ndikuar për të pushuar hetimin ndaj një personi që akuzohej për plagosje të rëndë më dashje. Kjo gjë e aprovuar nga gjykata ku gjithashtu ka përfshirje të oficerit Napoleon Hodaj që ka ushtruar ndikim të paligjshëm te prokurori Hasa për një rast të dytë. SPAK thotë jo zyrtarisht se bëhet fjalë për tre episode të veçuara nga njëra tjetra dhe mes tyre përveç faktit të rëndë se prokuroria ka pushuar hetimet për veprën plagosjes së rëndë me dashje, nga ana tjetër ai dyshohet se gjithashtu së bashku me persona të tjerë ka dyshime për ndryshim dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive, bëhet fjalë për një ndeshje të kategorisë së dytë për të cilën ka përgjime intensive nga SPAK. Në pranga kanë rënë edhe Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest shtëpie”, për Elsona Papën, e dyshuar për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërsa Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), është caktuar Detyrim paraqitje për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SaliHasa#Sarande#TopChannel
Ещё видео!