Rusia është e inatosur për faktin se si armët serbe kanë përfunduar në Ukrainë. Këtë e konfirmojnë mediat e Beogradit të cilat bëjnë të ditur se Presidenti Aleksander Vuçiç ka tentuar tre herë të komunikojë me Vladimir Putin, por ky i fundit nuk ia ka hapur telefonin.
“Vuçiç e ka telefonuar tri herë Putinin, por ai nuk ka dashur t’i përgjigjet”. Është një lloj mesazhi dhe të gjithë e kuptojnë shumë mirë. Ka pasur përpjekje për përmirësimin e komunikimit por nuk ka pasur sukses”, tha bashkëbiseduesi ynë”, shkruan media serbe nova.
Një burim nga kreu i qeverisë u shpreh se zv.ministri i jashtëm rus, Aleksander Grushko, që vizitoi së fundmi Beogradin, ka anuluar detyrimet e dakorduara më parë duke ngritur pyetjen se si ka mundësi që armët serbe përfundojnë në frontin ukrainas.
Sipas burimit të Nova nga kreu i qeverisë, i ftuari nga Rusia nuk e ka pranuar argumentin se Serbia nuk ka ndikim se ku do të përfundojnë armët e saj pas shitjes së tyre.
Ndërkohë presidenti serb Vuçiç reagoi lidhur me shkrimin në median serbe duke thënë e marrëdhëniet me Moskën janë të mira.
Në një postim në Instagram, Vuçiç shkroi “Sa herë që Presidenti Putin shprehte dëshirën për të biseduar dhe takuar njëri-tjetrin, përgjigja ime ishte pozitive, sa herë që shpreha dëshirën për të folur me presidentin Putin, përgjigja e tij ishte pozitive”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vucic#VladimirPutin#TopChannelNews
