Bashkia Tiranë së bashku me mbështetjen e KFW dhe Qeverisë Shqiptare prezantuan projektin e Linjës së Shpejtë të Autobusëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se ky projekt inovativ prek 3 linja urbanësh.
“Të kalojmë në një sOIstem ku praktikisht në mënyrë të pandërprerë korridori i autobusëve as të mos penetrohet nga makinat apo këmbësorët, por të jetë në mënyrë të drejtë sidomos në ato rrugë apo linja që tashmë i kemi përcaktuar që janë Tirana e Re, Unaza dhe Kombinati që do të kalojnë në këtë sistem.”
Veliaj u ndal edhe tek rastet e aksidenteve të linjave urbane në kryeqytet.
“Në 7 raste, 5 të shpallura nga policia ishin shoferët fajtorë dhe meqë ra fjala nuk doli njeri dhe tha: ku është ai legeni i Mercedezit? Ka një shofer, nuk është drejtuesi i bashkisë apo kompanisë shofer.”
Duke marrë shkas nga aksidentet, kryebashkiaku nuk la jashtë vëmendjes edhe portalet që sipas tij kërkojnë të përfitojnë.
“Keni ardh tek unë, e dini këtë. A ta paguaj atë Erland Alliun e Jeta osh Qef, ia vlen ta paguaj vetëm të më lejë rehat. Dhe përgjigjia ime ka qenë jo. Anisa e Vithkuqit te Lolita ka vënë gjobë dhe do këtë. Jo, jo! Anisa Vithkuqi të rrisë dy fëmijët e vet siç i rrisin të gjithë, jo me gjoba.”
Në fund shigjetoi edhe rivalin e tij për drejtimin e Bashkisë që premton transport falas.
“Kur e dëgjon këtë që thotë transport falas tingëllon shumë bukur, pastaj kur i thua ma ilustro, dhe pastaj kur vijnë me kalë blu, aty kupton që realiteti nuk ka lidhje me atë që kanë në kokë për të fituar.”
Linjat e shpejta të autobusëve mundësojnë dyfishimin e shpejtësisë së lëvizjes së tyre, si dhe përgjysmon kohën e një cikli të plotë që përshkon një autobus.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!