Anulimi i takimit mes kabineteve qeveritare të Ramës dhe Kurtit nuk është pritur mirë edhe nga Mali i Zi. I pyetur nga Top News, analisti, Albert Bikaj shprehet se roli që ka marrë Rama në mes të tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, bie ndesh me Kushtetutën që i sanksionon të kujdeset për shqiptarët jashtë kufirit.
Grafik Albert Bikaj: “Qeveria e Kosovës gjendet në një pozitë aspak të lakmueshme, po përballet me presion jashtëzakonisht të madh nga ndërkombëtarët. E duke pasur parasysh kushtetutën e Shqiperisë, e cila e obligon qeverinë të kujdeset për shqiptarët jashtë kufirit. Nuk jam fort i sigurt nëse shtimi i presionit apo “sanksioneve” nga Shqipëria dhe distancimi nga ajo po e ndihmon. Di te them se kjo ngjarje nuk është e precedentë sa i takon raporteve midis një kombi në rajon. Nuk më duket e denjë, që Shqipëria apo Kosova të marrin rol të tillë, ose të kenë raporte të tilla, sikur të ishin thjesht fqinj dhe partner ndërkombetar. Pasi, në fund të fundit, të dyja ndajnë një interes të përbashkët kombëtar.”
Në komentin e tij, Bikaj sjell rastin e qeverisë kroate me raportet e saj me entitetin kroat në Bosnjë dhe Hercegovinë, apo qeverinë serbe me Republiken Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë kur thotë se raportet midis tyre nuk kanë degraduar asnjëherë në këtë nivel, pavarësisht situatës apo presionit nga jashtë, qofshin këta aleatë apo jo.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#Kosova
Ещё видео!