Temperaturat po u afrohen niveleve rekord në Itali, Spanjë dhe Greqi dhe vende të tjera. Ndërsa metereologët parashikojnë temperatura të larta dhe për javët në vazhdim. Në Itali shpallën alarmin "të kuq" për shkak të nxehtësisë të paktën 16 qytete, ndër to edhe Roma, Firence dhe Bolonja.
Në ishujt e Siçilisë dhe të Sardenjës pritet që temperaturat të shkojnë deri në 48 gradë Celsius. Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat e tokës dhe detit, këto do ta ishin temperaturat më të larta të regjistruar ndonjëherë në Evropë. Edhe në Greqi Akropoli vazhdon të mbyllet pjesërisht për disa orë, sepse Shërbimi Kombëtar Metereoligjik i Greqisë paralajmëroi se pjesë të vendit mund të përballen me temperatura deri në 44 gradë Celsius. Sipas Shërbimit Kombëtar Metereoligjik të Greqisë valët e të nxehtit do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme. Edhe Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Spanjës njoftoi se në lindje të Gadishullit Iberikdhe në ishujt Baleare temperaturat do të shkojnë mes 40 dhe 42 gradë Celsius. Sipas shkencëtarëve denduria dhe niveli i valëve të të nxehtit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Temperaturat#Evrope
Ещё видео!