BULQIZË- Rinis operacioni i shpëtimit për 3 minatorët që ndodhen të izoluar prej ditës së djeshme në minierën e Bulqizës.
Dyshohet se tre minatorët kanë mbetur të bllokuar në nivelin 21. Sipas ekspertëve që po marrin pjesë edhe në operacionin e kërkim-shpëtimit, gjasat që minatorët të jenë gjallë janë fare të vogla.
Nga një shpërthim I ndodhur dhe në këtë minerë tre minatorë kinezë kanë mbetur të bllokuar, e ndërsa tre minatorë të tjerë kinezë kanë mbetur të lënduar.
Të plagosurit u dërguan në spitalin e Bulqizës. Ndërkohe nga pala shqiptare nuk ka dëme në njerëz dhe materiale.
Operacionet e kërkim shpëtimit u ndërprenë gjatë natës për të vijuar sërish ditën e sotme.
Grupet e shpetimit kanë mundur të shkojnë deri në nivelin e 14.
Gjithashtu mësohet se në seksionin e punimeve për pusin e ri, niveli 21, ku kompania Kineze ‘Xian Engineering’ e nënkontraktuar nga kompania ‘Albchrome’ po kryen punimet ka pasur një shpërthim gazi metani.
Ещё видео!