#rtvora #oranews
Në Qendrat Shëndetësore ka nisur vaksinimi falas kundër gripit për grupet më të rrezikuara. Ministrja, Ogerta Manastirliu, thotë se janë në dispozicion 138 mijë vaksina.
138 mijë vaksina kundër gripit do të jenë falas këtë vit për grupet më të rrezikuara. Vaksinat janë të dedikuara për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, duke përfshirë për herë të parë edhe fëmijët në moshën 2 deri 5 vjeç.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masa për vaksinimin falas ndaj gripit të grupeve të rrezikuara, duke filluar në kohë vaksinimin falas fillimisht për personelin shëndetësor dhe të moshuarit, për të shmangur komplikacionet e gripit”, tha Manastirliu.
Grupet e tjera të rrezikuara që mund të kryejnë vaksinat falas janë gratë shtatzëna, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë si dhe persona obezë apo me imunodefiçiencë të të gjitha moshave.
Nga Qendra Shëndetësore nr 10, Ministrja Manastirliu u shpreh se 50 qendra shëndetësore janë pajisur me frigoriferë të rinj për të ruajtur vaksinat.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!