Shqipëria është nga vendet e rajonit që lejon hyrjen e qytetarëve nga Kina pa kufizime të mëtejshme, edhe pse BE ka kërkuar kujdes të shtuar dhe kontrolle të rrepta.
Pas shpërthimit të infektimeve të Covid-19 në Pekin, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë duke dalë me një qëndrim të përbashkët në mënyrën e trajtimit të udhëtarëve që vijnë nga Kina. E para ishte Italia e cila vendosi të rikthejë kontrollet anti-Covid. Unioni ka frikë për mbërritjen e Gryphon, variantin e fundit të covidit i cili e ka origjinën nga Kina dhe mund të jetë përgjegjës për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit në vendi aziatik.
Rreth 50% e udhëtarëve kinezë që kanë hyrë në Itali, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kështu në këto kushte, Italia u detyrua të rikthejë testet e detyrueshme të koronavirusit.
Nën frikën e një valë të re të infektimeve, Berlini, Parisi dhe Brukseli po tregohen më të kujdesshëm ndaj alarmit për zhvillimet e fundit në Kinë.
Edhe pse situata e përhapjes së Covid-19 në Kinë qshtë alarmante, Shqipëria ka njoftuar se të paktën aktualisht, nuk do të ketë asnjë kufizim për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina.
Varianti i ri, tashmë ka dalë madje nga kufijtë e kinës dhe është konfirmuar në Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, spanjë dhe mbretërinë e bashkuar.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#TopChannel
Ещё видео!