Shtetet anëtare të Bashkimit Europian po shtojnë përpjekjet për frenimin e të ardhurave të Rusisë nga eksportet e naftës.
Komisioni Evropian ka propozuar të vendosë dy kufij çmimesh për naftën ruse, atë prej 100 Dollarë amerikanë për fuçi për produktet premium të naftës, si dhe kufirin prej 45 Dollarësh për çmimin e mallrave me zbritje, përfshirë naftën.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters dy tavanet do të zbatohen nga 5 Shkurti.
Por nga ana tjetër, G7 për të shmangur mungesat e furnizimit në tregun ndërkombëtar të naftës ka mbrojtur kufizimin e çmimit të produkteve ruse të naftës në 100-110 Dollarë amerikanë për fuçi.
Nafta është burimi kryesor i të ardhurave financiare të Rusisë, në ditë eksporton afërsisht 5 milionë fuçi naftë.
Vendet e BE-së po bëjnë përpjekje edhe për t’u shkëputur nga varësia nga Moska. Kështu Italia konsumatori i dytë më i madh i gazit rus në Evropë, së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje prej 8 miliardë dollarësh me Korporatën Kombëtare të Naftës së Libisë për të zhvilluar dy tubacione libiane të gazit në det të hapur.
Tv Klan
#masa #be #nafte
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!