Nga një sondazh elektronik të zhvilluar nga Eduard Zaloshnja me 1420 zgjedhës të Bashkisë Tiranë, që jetojnë në zonat urbane dhe ato ruralë, rezultoi se nëse zgjedhjet mbahen sot në Tiranë, 54.3 për qind e pjesëmarrësve do t’ia jepnin votën Erion Veliajt dhe 45.7 për qind do të votonin për Belind Këlliçin
Sondazhi tregon se Veliaj është gati 2 për qind më lart se votat e marra nga PS e PSD në zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar. Për krahasim, PS+PSD morën 52.8 të votave në territorin e Bashkisë Tiranë, ndërsa partitë e tjera morën 47.2 për qind.
Para zhvillimit të primareve të PD-së, përballja hipotetike Veliaj-Këlliçi në sondazh rezultoi 55.1 për qindme 44.9 për qind në favor të Veliajt përballë Belind Këlliçit.
Në sondazhin elektronik të zhvilluar kur Këlliçi shpalli publikisht kandidaturën e tij, përballja hipotetike Veliaj-Këlliçi rezultoi 54 me 46 për qind.
Duke përmbledhur sa më sipër, në 5 javët e fundit, Veliaj është luhatur pak a shumë në intervalin 54-55 për qind, ndërsa Këlliçi është luhatur në intervalin 45 – 46 për qind.
Shifrat e sondazhit janë pa përfshirë këtu mundësinë e një tjetër kandidati nga opozita, që mund të dalë nga grupimi ‘Alibeaj’.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!