Vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike 4 deputetët; Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj ka përçarë mëtej grupimin e drejtuar prej tij. Ferdinand Xhaferri e cilësoi maskaradë që dobëson opozitën përjashtimin e kolegëve.
“Asnjëherë s’kam firmosur për përjashtim kolegësh. Maskaradë që dobëson opozitën, maskaradë e dimensionit demokratik të kësaj vendimarrjeje. 4 deputetët janë të respektuar dhe i rrinë mire kostumit opozitar. Unë jam njohur nga media për këtë vendimarrje.”
Sali Berisha reagoi duke e cilësuar Enkelejd Alibeajn zbatues të urdhrave të Kryeministrit Rama.
“Zbatonjësi mjeran i urdhrave të Edi Ramës. I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar dhe më shumë mbi dinjitetin e tij.E ardhmja e grupit parlamentar, do jetë një grup i cili do të mbrojë me gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet.”
Në të njëjtën linjë me të ishin edhe deputetët Paloka e Këlliçi.
“Fakti që Alibeaj e merr këtë akt para fillimit të sesionit është i qartë pa një marrvëveshje të Ramës me Ballën s’do kishte vlerë juridike. Po afrohen dhe janë bërë më qesharakë dhe janë diskretituar më keq se ai grupi i parë që përdori Rama.”
“Se di nëse do marrin masa edhe për internimin tim politik. Nëse Alibeaj do të shohë forcën e tij elektorale të dalë me force tjetër, këto tentativa për të përçare PD i shërbejnë një qëllimi të vetëm dhënies oksigjen të Ramës e Veliajt.”
Por teksa Alibeaj po kërkon të largojë kundërshtarët nga Grupi Parlamentar, deputetët kanë nisur procedurat për shkarkimin e tij. Ervin Salianji ka mbledhur 17 nga 18 firmat e nevojshme për ta larguar Alibeajn dhe për të marrë drejtimin e grupit. Ferdinand Xhaferri, e deklaroi firmën publikisht, pavarësisht rezervave që ka ndaj Sali Berishës.
“Unë kam firmosur dhe do të vazhdoj të firmos çdo kërkesë që fuqizon opozitën dhe do të qëndroj kundër regjimit.”
Nga kritikët e tij, largimi i Enkelejd Alibeaj shihet si një tjetër hap drejt bashkimit të Partisë Demokratike. Alibeaj nuk njihet si kryetar i grupit nga Partia e drejtuar nga Berisha, por ky atribut i njihet nga Parlamenti, ç’ka ka shkaktuar shpesh debate në seancat parlamentare.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!